Në Përkujtim të nënës Aze -Gjeneral Lahi Brahimaj

Në përkujtim të nënave

Nëna Aze, përkujtimet për nënen janë të vështira gjithmonë por për mua aq sa qenka e rëndë qenka edhe krenari.
Kur ne vendosem ti dilnim përballë armikut ti na dhe bekimin dhe u bëre krahu ynë në këtë rrugë, u bëre shoqe e bashkëluftëtarë për ne, u bëre nëna e UÇK-së siç të quanin shokët bashkëluftëtar kur ju rrije gati e kujdeseshe po me atë dashuri të nënës si për ne djemt e tu.
Sot 22 vite më parë bashkë me nënën (gjyshen time)Zizen ratë ashtu siç u ka hije nënave e motrave shqiptare.
Nëna ime Aze Brahimaj sot nuk je në mesin tonë fizikisht por ti jeton me veprat tuaja prej nëne e heroine, sot nuk të kujtojmë vetëm ne por të kujtojnë të gjithë ata që në ditët më të vështira të thirrën nënë e po na bëjnë më të lehtë mungesën tënde në këtë përvjetor duke ndarë mallin e dhimbjen me ne.
I përjetshëm kujtimi për ju, i lehtë u qoftë dheu i Kosovës ju dhe gjitha nënave shqiptare që u sakrifikuan për këtë vend.

LahiBrahimaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *