Ish ylli i futbollit Ardian Bajraliu viziton SC Gjilanin

𝗔𝗿𝗱𝗶𝗮𝗻 𝗕𝗮𝗷𝗿𝗮𝗹𝗶𝘂 𝘃𝗶𝘇𝗶𝘁𝗼𝗻 𝗸𝗹𝘂𝗯𝗶𝗻 𝗲 𝘁𝗶𝗷 𝘁ë 𝗳ë𝗺𝗶𝗷ë𝗿𝗶𝘀ë 👋

Sport Club “Gjilani” është vizituar nga ish-futbollisti i saj, Ardian Bajraliu, i cili ishte pjesë e klubit për disa vite më radhë, njëherit produkt i akademisë së klubit.

Bajraliu, i cili tashmë jeton dhe vepron në botën perendimore ka vizituar futbollistët dhe stafin teknik gjatë seancës stërvitore të ditës së mërkurë, derisa ka inkurajuar grupin që të vazhdojnë rrugëtimin drejt objektivave që janë vendosur.

Me rastin e vizitës së Bajraliut, Drejtori Teknik i klubit, Sallah Sherifi e ka nderuar atë me fanellën zyrtare, duke e falenderuar atë njëherit për kontributin e dhënë me fanellën ‘kuqebardh’ dhe vizitën që i’a bën vazhdimisht ekipit, gjithmonë kur ndodhet në Kosovë.

Bajraliu falenderoi në fund stafin dhe klubin ku është rritur, derisa premtoi që do jetë një mbështetës i madh i tyre në vazhdimësi.

SC Gjilani
13/04/2022

Leave a Reply