Opinion nga i madhi Gjon Bruçi

NJOFTIM

PËR ANËTARËT E PARTTISË KOMUNISTE TË SHQIPËRISE
DHE MBËSHTETËSIT E SIMPATIZANTËT E SAJ:

Në faqen e F/B të para dy ditëve të zotit Bardhyl Hazizaj, Kryetar i Partisë së Punës së Shqipërisë është afishuar një Deklaratë e Përbashkët e PKSH-8 Nëntori dhe PPSH-së, ku midis të tjerave, në paragrafin e 5-të dhe të 6-të të Deklaratës thuhet:

“Sekti politikPKSH”, jo vetëm me 24 mars 1999, por edhe më 26 mars 2020, ka marrë pjesë në një takim ndërkombëtar të disa partive “komuniste”, të cilat kanë kundërshtuar ndërhyrjen e NATO-s për çlirimin e Kosovës, dhe aktualisht janë kundër njohjes së shtetit të Kosovës.
Pjesëmarrja në këtë takim, si dhe firmosja e Deklaratës së përbashkët me këto parti “komuniste” edhe të përfaqësuesve të “Sektit PKSH”, e bën tashmë fakt të kryer tradhëtinë kombëtare”
(Deklarata e mësipërme është nënshkruar nga Preng Çuni – Kryetar i PKSH-8 Nëntori, dhe Bardhyl Hazizaj, kryetar i PPSH)

PËR SA THUHET MË SIPËR, PO VËMË NË DISPOZICION TË SHOKËVE E MIQVE TË F/B, KOMUNIKIMIN TIM (Gjon Bruçi) NË EMËR TË PARTISË KOMUNISTE TË SHQIPËRISË ME PARTINË KOMUNISTE TË GREQISË, PËR KËTË ÇESHTJE:

“Mesazh i Partisë Komuniste të Shqipërisë
Për Partinë Komuniste të Greqisë.

U njohëm me draftin për dënimin e agresionit amerikan në Iran, që rezultoi me vrasjen e gjeneralit iraken Soleiman dhe të tjerë, një vrasje që mund të quhet pa frikë terrorizëm shtetëror i SHBA dhe presidentit Trump.
Jemi dakort me draftin me ndryshimin e mëposhtëm: Në shembujt e preteksteve të imperializmit amerikan, për veprime ushtarake kundër popujve dhe shteteve, duhet të mënjanohet rasti i Jugosllavisë në vitin 1999. Kjo kërkohet nga ana jonë, jo se bëhet fjalë për toka dhe popullsi etnike shqiptare në Ballkan, por sepse rregjimi serb i Millosheviçit, si dhe në të kaluarën, ushtroi gjenocid të hapët kundër shqiptarëve në trojet e tyre etnike. Rasti i Jugosllavisë dhe popullit shqiptar në trojet e veta në shtetin jugoslklav, nuk është i njëllojtë më rastet e luftrave imperialiste të SHBA në Afganistan, në Irak, në Liban, në Siri dhe në vende të tjera të Lindjes së Mesme.
Me konsideratë, për Partinë Komuniste të Shqipërisë
Sekretari për marrëdhëniet Ndërkombëtare, Gjon Bruçi
Tiranë më 10 Janar 2020.“

Me dërgimin e këtij mesazhi, komunikimi im me Partinë Komuniste të Greqisë, organizatore e Deklaratës, është mbyllur. Partia Komuniste e Shqipërisë, as nuk ka dërguar përfaqësues në takime të 26 marsit 2020, e as ka nënshkruar Deklaratën e hartuar nga disa Parti Komuniste të asaj date.

Ndërsa për takimin e 23 Marsit të vitit 1999 në Selanik të Greqisë, ku ka marrë pjesë ish Kryetari i PKSH, shoku Hysni Milloshi, e ku nuk është nënshkruar asnjë deklaratë, apo Rezolutë, mund të flasë më qartë, Kryetari i PKSH- 8 Nëntori, Preng Çuni, i cili aso kohe ishte në PKSH, në krah të Hysni Milloshit, dhe madje Sekretai KQ të kësaj partie.
. . .
E bëra këtë sqarim, jo për Prengat e Bardhylat, të cilët kanë të drejtë të krijojnë Fronte “fantazmë” me komunista “fantazmë“, ashtu siç kanë formuar edhe Fronte të tjerë “fantazma“ gjatë këtryre viteve, por e bëra për të sqaruar shokët e miqtë e Partisë Komuniste për të vërtetat, që shërbëtorët e borgjezisë, mundohen të përhapin tek qytetarët, në dëm të Partisë Komuniste të Shqipërisë.

Shënim: Për vertetimin e saktësisë së masazhit, me të cilin unë kam komunikuar më Partinë Komuniste greke, çdokush që dëshiron, mund të shohë adresën time elektronike, ku shënohet se mesazhi në fjalë është dërguar PKG me datën 10 janar 2020. Ata që dëshirojnë ta kontrollojnë këtë saktësi, i jap paswordin tim të adresës elektronike.

Me respekt, Gjon Bruçi.
Shkodër, më 9 Gusht 2020.

Leave a Reply