Opinion nga Nait Hasani

Ukshin Hoti
ku është?

Kjo fjali tingëllon në vite në vesh të institucioneve tona dhe atyre Ndërkombëtare, por që asnjëherë nuk ka marrë pergjigje nga askush, as nga prokuroria, as nga gjyqësi e jona, as ajo Ndërkombëtare, sepse e kanë heshtë të gjithë së bashku, e kanë bërë veshin e shurdhët nën frikën e ndërgjegjes, por ndërgjegjia do t’i vretë dhe në heshtje.
Prandaj dhe pas kaq viteve për
Ukshin Hotin akoma nuk dihet asgjë.
Të gjithë të burgosurit e mbajnë në mend daljen deri te porta kryesore nga burgu të Ukshin Hotit.
Nga ajo kohë e sot, askush nuk di gjë për fatin e tij.
Thashë e thëna ka plot pa asnjë të vërtetë.
Të vërtetën e din vetëm institucionet e shtetit Serb.
Ai, shteti Serb, është përgjegjës për zhdukjen e tij.
Ata duhet të tregojnë për fatin e tij dhe përgjegjësit të marrin përgjegjësin për zhdukjen e tij.
Ata të dalin para drejtësisë sonë dhe asaj Ndërkombëtare dhe të marrin denimin e merituar si individ dhe si shtet.
Qeveria e Republikës së Kosovës, duhet dhe të kushtëzoj bisedimet me Serbin, nëse Serbia nuk tregon për fatin e Ukshin Hotit se ku është dhe pas kaq vitesh.
Qeveria nuk duhet të rresht së kërkuari dhe nuk duhet hesht para asnje pengese politike a kushtëzimi.
Nderime veprës e qëndresës së
Ukshin Hotit!