Njoftim nga shoqëria Lëvizja

NJOFTIM – FTESË
Të dashur invalidë të përpjekjeve e të Luftës Çlirimtare! Veteranë të nderuar të Lëvizjes e të Luftës Çlirimtare! Të nderuara Familje të Dëshmorëve që ranë për liri e bashkim kombëtar! Motra dhe vëllezër!
Shoqëria LËVIZJA, bashkë me Familjet e nderuara, organizon zbulimin e pesë PLLAKAVE PËRKUJTIMORE në Raushiq, në Loxhë e në Radavc të Pejës, të martën, më 11 gusht 2026.
ORARI: 1.Në orën 10 bëhet zbulimi i PLLAKËS në Familjen FETAHU, në Raushiq. 2. Në orën 10:45 do të zbulohet PLLAKA në Familjen DINAJ, në Raushiq. 3. Në orën 11:30 do të zbulohet PLLAKA në Familjen SHALA, në Loxhë. 4. Në orën 12:30 zbulohet PLLAKA në Familjen BAJRAKTARI, në Radavc. 5. Në orën 13:00 bëhet zbulimi i PLLAKËS në Familjen BËRDYNA, në Radavc.
Nderim dhe Lavdi atdhetarëve, veprimtarëve, luftëtarëve dhe të rënëve të këtyre familjeve dhe të kombit shqiptar!