Urime martesa Dedë Dushaj -Feja jonë është shqiptaria

Me gëzim të madh mora lajmin që në Ameriken mike shoku vëllau ynë malesori dhe këngëtari e afaristi z.Dedë Dushaj u martua me të bijën e të madhit kolosit të skenës sonë muzikore artistit të popullit Sali Mani

Vëlla Dedë kjo martesë mes dy besimesh tona dëshmon tolerancen dhe vlerat euroatlantike tona , ti gjithmonë ke dashur që shqiptarët të ecin të bashkuar si në kohën e Skënderbeut babait të kombit tonë ti gjithmonë ke dëshiruar me shpirt e zemër me kengë e me tekste atdhedashurie që shqiptaret të lidhen sëbashku martohen trashegohen sepse kështu jemi me të fortë e me vlera përendimore .

Ti vëlla Dedë je një njeri i mrekullushëm patriot dhe personalitet me vlera kolosale , e nderon malesin terë kombin ky akt celebrim martese me bijen tonë të të madhit e pavdekshmit Sali Mani

Jetë të lumtur , shekullore e u trashegofshi brez pas brezi vëlla jete i dashur e shumënderuar .

Ti je patriot me vepra vëlla , të pastë kombi ynë me shekuj o lis Shqipërie

Erald Selca