I madhi Filip Nue referoi me sukses në turneun për dëshmorin Xhafer Thaçi

Filip Nue, emër që nderon sportin shqiptar!

Sot, referi ndërkombëtar i boksit, Filip Nue, referoi me sukses në Gjakovë, në kuadër të turneut memorial kushtuar Xhafer Thaçit, ish-boksierit dhe dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky aktivitet sportiv merr një domethënie të veçantë, sepse përmes sportit nderohet edhe sakrifica e atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Xhafer Thaçi ishte njëri prej atyre sportistëve që jetën dhe idealin e tij i lidhi me atdheun. Historia e tij është pjesë e kujtesës sonë kombëtare. Për figurën e tij ka shkruar edhe publicisti dhe luftëtari Erald Selca, në librin „Sportistë dhe Çlirimtarë“, duke e përjetësuar lidhjen e veçantë mes sportit dhe luftës për liri.

Urime Filip Nue për referimin e suksesshëm dhe kontributin në sportin e boksit. Respekt për organizatorët dhe të gjithë ata që e mbajnë gjallë kujtimin e dëshmorëve.

Sporti kultivon talentin, historia ruan kujtesën, ndërsa sakrifica për atdheun mbetet e përjetshme!

Lavdi Xhafer Thaçit dhe gjithë dëshmorëve të UÇK-së! 🇦🇱✊️

Erald Selca