Vështrim nga Valon Murati nga LB-ja

Nëse drafti i propozuar nga BE-ja është ky që ka paraqitur Burim Ramadani, dhe nëse kryeministri Kurti vërtet e ka konsideruar si të pranueshëm për Kosovën mu këtë draft, pyetja e vetme që do t’ia kisha bërë atij por edhe të tjerëve është se në cilat pika është më i mirë dhe më në përputhje me Kushtetutën e Kosovës ky draft me atë asociacionin që e patë proklamuar kryeministri të “vdekur” në fund të vitit 2015 (“Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe në Kosovë – Parimet e përgjithshme/Elementet kryesore-2015)?