Nga ushtaraku Genc Sefa

KOMANDOT E DT-2: HIJE MBI ARMIKUN

Mbi kreshtat e thyera, ku Pashtriku bën roje,
Në Drejtimin Taktik Dy shkruajtëm epope;
Njësi elitare, diversantë pa frikë,
Mbi shpatet e luftës, si tehu në thikë.

Ne ishim aty, komando në atë natë,
Aty ku dridhej toka dhe vdekja rrinte pranë;
Kur kufiri po thyhej në flakë e stuhi,
Ne çanim përpara në rrugën e lirisë.

Në Gorozhup e Cahan, në çdo gur e në shteg,
Me armën në dorë e betimin në zemër;
Goditje rrufeje, me hapin e shpejtë,
Përballë një ushtrie, me shpirtin e shtrenjtë.

Në ato prita të rrepta, ku thyhej çdo kufi,
Ne dhe shokët tanë dëshmuam trimëri;
Ajo breshëri plumbash mbi trupat tanë ra,
Për shpirtin e luftëtarit, kthim pas s’ka.

Plagët që sot mbartim nuk janë thjesht një shenjë,
Janë medalje të gjalla të një epoke me vlerë;
Disa lanë gjymtyrë në fushat e betejës,
Për t’u bërë themelet e kësaj lirie shqiptare.

Dymbëdhjetë Qershori sot vjen me tjetër fletë,
Se komandot e DT-2 shkruan histori me jetë;
Disa mbetën invalidë, por me shpirt titan,
Atdheu ju përulet, o trima e kapedan!


Ne mbajtëm historinë që brezat do ta rrëfejnë,
historinë e burrave që kurrë s’u gjunjëzuan;
lavdi komandove që luftuan për çlirim,
lavdi DT-2 — hije mbi armikun!
Gëzuar 12 qershorin, ditën e çlirimit.

Lavdi e përjetshme Dëshmorëve! 🇦🇱
Mirënjohje dhe nderim për të plagosurit e lirisë,
dhe për çdo luftëtar veteran!

Autor: Genc Sefa – Lushnja
Ish-ushtarak, luftëtar në UÇK, në Operacionin Shigjeta në Pashtrik, në UÇPMB,
dhe në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

12 qershor 2026