Enver Hoxha ishte njeri edhe i kultures

Enver Hoxha ishte një njeri me kulturë të gjerë, i pasionuar pas vlerave të vërteta të artit botëror e shqiptar, njohës i historisë së tij. Ai vlerësonte lart rolin e artit përparimtar në zhvillimin shoqëror, njihte e çmonte artin e krijuar nga populli shqiptar në shekuj, vlerësonte veprën e artistëve që historia e kombit i kishte skalitur në kujtesën e vet. Epoka e socializmit i ngriti letërsinë dhe artet në lartësi të reja. Enver Hoxha i frymëzoi artistët që veprën e tyre t’ia kushtonin qëllimit të madh të Partisë, të revolucionit, që arti t’i shërbente përparimit material e shpirtëror, të zbukuronte e të pasuronte jetën e njerëzve. Arti i madh, i mësonte Enver Hoxha artistët, ka në qendër krijuesin më të madh, popullin, njerëzit, të cilët vënë në lëvizje historinë, revolucionin. Nuk mund të kuptohet socializmi pa art, pa kulturë, se këto i frymëzojnë njerëzit, i emancipojnë, u hapin horizonte të reja drejt përparimit.

Në foto: Shoku Enver Hoxha në bisedë me piktorë e skulptorë në Galerinë e Artev e Figurative në Tiranë . Dhjetor 1981