Naim Gjeli evokon kujtime për Gani Sylajn
Gani Syla, kujtim për një burrë të rrallë
E pamundur të mos thuhet diçka për Gani Sylën, njeriun që ishte mësues, prijës i proceseve të rëndësishme kombëtare për çlirim, i burgosur politik, por kurrë i përkulur.
Kam pasur nderin të jem bashkëpunëtor i tij në zhvillimet politike të pas luftës, sidomos në kohën kur isha pjesë e Kuvendit në Drenas.
Bashkëpunimi me të ishte i natyrshëm dhe i lehtë, sepse ishte njeri i urtë, modest dhe larg çdo interesi personal.
Tani po bëhen 6 vite që nuk është më fizikisht në mesin tonë, por mungesa e tij ndihet fort në shoqëri, në procese dhe në tryeza ku mungojnë njerëzit me dinjitet dhe integritet si ai.
Me mall dhe nderim të thellë,
Naim Gjeli