Fenomeni Ronaldo
Lilian Thuram : “ Hera e parë kur u përballa me Ronaldo Nazario, unë isha tek Parma, kurse ai tek Inter.
Ndeshja filloi dhe pas ca kohesh e gjeta veten përballë tij. Ai e kalonte topin në një mënyrë që ishte e pa zakonshme dhe mahnitëse.
Gjithë ajo shpejtësi që nuk e kisha parë kurrë më herët. Atë ditë ai më dribloi, më la në vend dhe u nis drejt golit.
I thirra Cannavaros që ta ndalonte, ai e bëri këtë me ndërhyrje të pa lejuar dhe u ndëshkua me karton.
Në rastin tjeter, ai shtyu topin përpara me shpejtësi maksimale, dhe u desh që unë të ndërhyja në mënyrë të pa lejuar. Në atë moment Cannavaro më pa dhe pëshpëriti “ Do të përfundojmë të dy me kartona të kuq. Si ta ndalojmë këtë njeri?”.
Ronaldo na dëgjoi dhe me një italishte bazike tha “Më vjen keq, po e teproj”.
Në atë moment u shikuam me Cannavaron dhe nuk shkëmbyem asnjë fjalë, me atë që na tha , na bëri të ndjehemi të vegjël dhe të pafuqishëm.
Në fund të ndeshjes nuk hezitova që t’ja kërkoja fanellën.”

