Nik Hiseni ky shqiptar i madh dhe zë i qytetarëve

Nik Hiseni, biri i Gjakovës, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbetet dëshmia e gjallë e sakrificës dhe idealit për liri. Me uniformën e UÇK-së ai qëndroi në vijën e parë për atdhe, e sot, me përkushtimin e një qytetari të ndershëm, ai ka zgjedhur ta vazhdojë betejën në një fushë tjetër – në shërbim të komunitetit dhe qytetit të tij.

Kandidatura e tij për Asamblenë Komunale të Gjakovës nuk është thjesht një hap politik, por një dëshmi e besimit se amaneti i luftës është vazhdimësia e punës, ndershmërisë dhe përkujdesjes për njerëzit.

Nik, sakrifica jote për liri është kujtesë dhe frymëzim; angazhimi yt sot është shpresë dhe forcë për të ardhmen e Gjakovës.