Bashkëbisedim me shokun Heroin Bahri Fazliu-Opinion nga Luftëtari shquar Arben Krasniqi

BASHKËBISEDIM MË SHOKUN, HEROIN BAHRI FAZLIU

I dashur Bahri, Ajo që më shumë më dhemb është që kësaj radhe, këtë përvjetor të përjetësisë tënde, më duhet, shkaku i pandemisë, të flas nga Zvicëra me fotografinë tënde të varur në mur në banesën time! Dhe, nuk mund e preku dot emrin tënd të shkruar në mermerin e ftohtë! Jam shumë krenar që kisha një shok si Ti. Kjo më bën ta përballoj më lehtë edhe largësinë fizike. Unë gjithnjë mburrem me Ty, sepse ishe njeri i mençur, trim dhe kurrë nuk u bëre diçka tjetër pa marrë parasysh se çfarë të servohej nga njerëzit e politikës. Prandaj, duke të pasur shembull, edhe unë gjithnjë doja të bëhesha si Ti.

E paç ndër shekuj lavdinë, shoku im, hero Bahri Fazliu!

Leave a Reply