Hajrullah Çeku me një fushatë tejet aktive

Po vazhdojmë takimet me profesionistë të fushave të ndryshme. Dje bashkëbiseduam me arkitektë e urbanistë për zhvillimin urban të qytetit dhe për mënyrën se si mund ta planifikojmë më mirë të ardhmen e Prishtinës.

Diskutuam për rëndësinë e miratimit të Planit Zhvillimor Komunal dhe hartave zonale, si hapa thelbësorë për një zhvillim të drejtë, funksional dhe estetik të kryeqytetit.

Ky është momenti për ta përcaktuar drejtimin nga po shkon Prishtina, me planifikim profesional, konsultime me komunitetin dhe përfshirje të palëve të interesit.

Këto takime do të vazhdojnë edhe pas fitores, për të ndërtuar një Prishtinë të planifikuar mirë, funksionale dhe të jetueshme.

Bashkë, për Prishtinën tonë!