Krenaria e burrit nga e mirënjohura Lola Shehi

KRENARIA E BURRIT
Vetëm pak orë paskan kaluar nga biseda e fundit
Por paskam mall,
Mall paskam sërish të flas
S’di ç’lashë pa thënë, o ç’më vjen sërish të them
Mjaft të flasim e zëri yt t’më ngas.

Më gërryen përbrenda krenaria e burrit
S’dua gjithmonë akullin ta thyej i pari
Të përgjërohem!
Kape atë të bekuar telefon!
Ta dëgjoj zërin melodi e t’mos grindem si i marri.

Ma ndjen zemra,
Edhe ti mendon të njëjtën gjë
S’di ç’pret!
Eh sa zili ta kam atë durim!
Them t’mos ndihemi ca kohë po fjalën s’e mbaj dot
O magji që m’ke kapluar e nga ti s’kam shpëtim.

Krejt pa kuptuar,
Kisha klikuar mbi emrin tënd
Zëri yt kadife depërtoi deri në damarë
Me dehe nën lëkurë pa e kuptuar ç’kisha bërë
Oh, Paskam shkelur krenarinë e burrit,
Ta marrë e mira ta marrë…!

Lola Shehi