Opinion nga Maliq Ndreca mbi luftën e UÇK -së në Carrabreg

Carrabreg; Lufta e UÇK-së fund Maj 1998, vija frontale te shkolla. Pjesë e shkrimit autentik nga Komandanti i frontit Maliq Ndreca. Mengjes, ora 8:30 u sulmua Carrabregu nga forca ushtarako-policore,te prirë me një forcë shumë te madhe! me mjete të blinduara,tanksa dhe autoblinda. Forcat tona u pozicionuan dhe hapën zjarrë kundër armikut edhe pse nga ana jonë ishim shumë te pabarabartë me armatim dhe trupa ushtarake. Armiku përdori të gjithë arsenalin, tanksa, autoblinda, minahedhës 60 mm, 82mm dhe 120mm! Lufta zhvillohej në një vijë frontale shumë të afërt plot 11 orë. Forcat tona arritën ta zbrapsin armikun duke i shkatērruar dëme shumë të mëdha në trupa ushtarakë dhe mjete të blinduara,një tank dhe dy autoblinda. Gjatë këtij sulmi katër ushtarë u plagosën dhe shumë shtëpi u shkatërruan, luftimet ishin te panderprera. Tragjedia më e madhe ndodhi pas orës 23 ku humbëm ushtarin më të mirë të frontit Lavdim Likaj i lindur me 11.03.1978, dhe ushtarin trim Blerim Dervishaj i lindur me 13.03.1974,
LIRINË NUK NA E FALEN POR E FITUAM ME GJAK. Homazhe do mbahen për 21 vjetorin e rënjes , në Carrabreg të ulët me 29.05.2019. në ora 10.40

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *