Eh , Jeshilja nga e mirënjohura Dalinë Arifi
Eh, jeshilja
I pashëm, shtatëlartë,
i ëmbël – vështirë zemrën t’ia rrëmbesh.
Buzë mjaltë, shpirt zjarr,
sytë jeshilë të huton nga larg.
Hijeshi me mijëra milje lëshon,
shpirtin ma vjedh ngadalë, ngadalë.
Sa dua të digjem në zjarrin e tij –
parajsë është për shpirtin tim.
Le të kallem e të përvlohem në buzën e epshuar.
Në jeshilën e tij fort jam dashuruar,
me sytë e tij sa bukur vishet natyra.
Nepsi i tij pranverën ma sjell në dimrat e gjatë.
Ik e fshihem, mos më gjejë nata,
sa herë i shoh sytë jeshilë – dashurohem, e ngrata.
Dalinë Arifi

