Opinion nga Dr.Armend Agolli
Për mua, me qenë i lumtun mjafton një përqafim me shumë dashni prej një pacienti që, mbas pesë vjetëve dhimbje e mprije në shpinë e këmbë, të falënderon prej loçkës së zemrës kur shërohet.
Për mua, mjafton buzëqeshja e një pacienti që del prej operacionit, mbasi ka hy i friguem prej komplikimeve – e tash e sheh veten mirë.
Për mua, mjafton gëzimi i një pacienti që e ke shpëtu prej një operacioni shumë të komplikum vetëm me terapi dhe kujdes të duhun.
Këto ndjesi nuk përjetohen askund tjetër.
Kjo lumtuni s’krahasohet me kurrgja.
Për këtë arsye, çdo ditë e falënderoj Zotin që ma ka dhënë këtë profesion – me pasë mundësinë me prek jetë njerëzish e me përjetu emocione që s’kanë çmim.
❤️ 🙏
Doki
