Shqiponja dhe Laraska tregim nga e nderuara Ganimete Jakupi
SHQIPONJA DHE LARASKA…
(Tregim metaforik me mesazh motivues)
Nëpër qiell ka plot shpezë që ngacmojnë, cicërojnë dhe përpiqen t’i prishin fluturimin shqiponjës, por ajo nuk sheh asnjë rrezik tek ta.
Nuk lodhet, nuk kthehet, nuk merret fare me zhurmat — sepse ka vetëbesim, e njeh fuqinë dhe lartësinë e vet.
Dhe një ditë, mes shumë zhurmave,
një laraskë filloi t’ia zinte rrugën shqiponjës.
I afrohej me kokëfortësi, i cicëronte pa pushim, i rrihte krahët si me i tregu diçka…Por shqiponja as nuk e trembi syrin fare – s’u trazua.
Ajo bëri atë që dinë vetëm të fortët:
U ngrit më lart, fluturoi drejt majës së qiellit, aty ku ajri është i pastër, i ftohtë dhe aty ndodhi e vërteta:
Laraskës filloi t’i merret fryma.
I dobësohen krahët.
Nuk mban dot ritmin.
Nuk përballon lartësinë.
Sa më lart fluturon shqiponja, aq më shpejt bie laraska poshtë —sepse aty sipër nuk qëndron askush që jeton me zhurmë.
Shqiponja fiton pa kthyer kokën.
Fitorja e saj është lartësia — jo përballja.
Mesazhi:
Mos u merakos me njerëz që zhurmojnë.
Ngritu lart. Lartësia i ndal vetë ata që s’mund të të arrijnë.
Më 19.11.2025
©️Ganimete Jakupi, Zvicër.

