Të martën bëhet zbulimi i shtatores së kolosit të UÇK -së Hysni Kajtazi -Dreni në vendlindje
FTESË
E martë, më datë 28.04.2026, në ora 11:00, bëhet zbulimi i shtatores së dëshmorit të kombit, Hysni Kajtazi – Dreni.
Të dashur bashkëfshatarë,
Me ndjenjë të thellë respekti dhe krenarie, ju ftojmë të merrni pjesë në këtë moment të veçantë për fshatin tonë — tubimin solemn për zbulimin e shtatores së dëshmorit të kombit, Hysni Kajtazi – Dreni.
Kjo shtatore nuk është vetëm një simbol, por një kujtesë e gjallë e sakrificës, guximit dhe dashurisë për atdheun. Është një amanet që na bashkon dhe na obligon të mos harrojmë kurrë rrugën e lirisë që është ndërtuar me gjakun e më të mirëve tanë.
Prania juaj në këtë ditë të rëndësishme është nder, respekt dhe përulje ndaj veprës së dëshmorit tonë. Le të bashkohemi si gjithmonë, me dinjitet dhe krenari, për të përkujtuar dhe për të nderuar atë që dha gjithçka për ne.
Me respekt,

