Nga e çmuara Elvira Zeneli

Elvira Zeneli

HERËT NË AGIM

Herët në agim
Nata zë thyhet. Varkat hepohen;
një mjellmë si hënë e dytë midis qiellit e
liqenit shfaqet.
Herët në agim do të pikas poetin fshehur
pas një molle
tek përgjon zogjtë t’ua derdhë cicërimat
në vargje.
Herët në agim rrezja e parë puth buzën e zgjuar
Imazhi i saj lundron tej në horizont.
Herët në agim avulli i mëngjesit pas shiut
Bëhet bashkē me avujt e dy të dashuruarve nën mollë.
Herët në agim kanarinat u këndojnë serenata dy shpirtrave të lumtur .
Një ëndërr e bukur
Një mirazh,
Bëhen bashkë në një varg…