Poezi nga poeti i madh Lebit Murtishi për Kolosin Nuri Mazarin -Strugen

Atje Maje Dollogozhdës!..

( Dëshmorit Nuri Mazari )

Ti, të rrepta udhë zgjodhe
Mes të rreptash stinë e kohë
Më të rreptin zjarr në gjokse
N’Dardani e ndeze thonë…

Dhe u nise flakadanshëm
Si Fajkua, si Skifter
Gjer të ranë prapa krahësh
Ca urith’ fshehur nën dhé…

Nëpër këngë prej lirie
Do shkoj zëri gjer në qiell:
,, Ball’përballë nuk ka hije
Që mat hijen me Skifterë”…

Tash qëndro atje Majë Kodrës
Si Flamuri me Shqiponjë
Atje Maje Dollogozhdës
Ku Shqipnis’ Shqipni i thonë…

Leave a Reply