Duka ngushëllon familjen e futbollistit Naser Aliji

Me keqardhje mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së mbrojtësit tonë të Kombëtares, Naser Aliji. Në emrin tim dhe të FSHF-së u shpreh ngushëllimet më të sinqerta Naserit dhe familjes Aliji për humbjen e njeriut të tyre të dashur.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i saj.