Kryeministri z.Albin Kurti presim fitore me Slloveninë
Sonte luan Kosova!
Në Lubjanë, djemtë tanë luajnë ndeshjen e radhës drejt Kupës së Botës, me Slloveninë. Është koha jonë, koha e mbështetjes dhe shpresës, e besimit dhe e bashkimit.
Le ta tregojmë edhe një herë se kur brohorasim njëzëri, Kosova fiton.
Secili prej nesh të jetë pjesë e kësaj nate të madhe, në stadium, nëpër sheshe, në shtëpi e kudo që jemi, të gjithë bashkë për Dardanët.
Forca Kosovë!

