Një rrëfim nga spitali sa prekës po edhe plot shpresë nga Agim Këlmendi

Agim S. Kelmendi
Jeta me kemioterapi…

Në të vërtet gjatë këtyre muajve
që jetoja në spitalin e jetës apo vdekjes takova shumë autorë, takova
Ali Podrimjen me gjithë Lumin…
Aty takova çdo varg të shkruar të poezisë “Lum Lumi ” shumë herë e kam lexuar ndër vite, por tani kur e lexoj si njē ndër pacientët e mureve të spitalit sa peshë të madhe ka në shpirtin tim të trazuar…
Aty në muret e spitalit ku të gjithë jemi vëllezër dhe motra ku ngrohtësia edhe hallet e njërit tjetrit i dëgjojmë me vëmendje dhe i japim zemër dhe kurajo njëri – tjetrit, që do ja dalim!
Jeta është e çmuar dhe sfidat me besimin në Zot dhe mbështetjen e familjes, të afërmëve dhe miqve që gjithmonë na janë gjendur pranë tejkalohen.
Njerëzit qê kanë besim në Zot dhe janē të fortë sprovohen!
Besoj dhe Shpresoj në Zot, sepse Zoti bën mrekulli dhe do ja dalim për të qenê aty ku duhet dhe për të vazhduar Jetën.
Ne e kemi botën tonë…ku bashkëjetojmë me stafin mjekësor,
aty janë ëndërrat tona për një jetë më të mirë….aty ku çdo pikë loti ka peshën sa një oqean…çdo pikë gjaku ka forcën e botës…aty ku shpresa vdes e fundit…
aty në muret e spitalit që na thonë, mos u Dorëzo, Sfidoje të keqen, jeni tē fortë…aty kur bie e ngrihesh përsêri nga një forcë e brendshme shpirtërore.…aty ku për momentin jetojmë në botën tjetër, por luftojmê për të ecur përpara me ritmin e bukur, të ëmbël e të dashur tê JETËS …
Ëndërroni bukur,
Zgjohuni të lumtur,
ZOTI ju rujt të gjithëve,
Amin 🤲
Prishtinë / Klinika e Hematologjisë/
13.03.2023