Ramush Haradinaj kujton të madhin Agim Ramadani

Në akademinë përkujtimore kushtuar Heroit të Kosovës, Agim Ramadani, kujtuam dhe nderuam trimërinë e pashembullt të tij. Ai ndoqi deri në frymën e fundit betimin e tij për të mos vdekë pa luftuar!

Agim Ramadani i dha vulë betejës së Kosharës, së bashku me Sali Çekaj e Xhemajl Fetahaj, duke e bërë atë unike dhe të pavdekshme.

Kujtojmë sot trimat e UÇK-së që, krahas komandant Katanës, do të kujtohen përherë si heronjtë e thyerjes së kufirit mes shqiptarëve: Abush Loku, Bashkim Jasiqi, Ramiz Krasniqi, Rifat Çelaj, Arben Jusufi, Driton Veliu, Emri Curri, Harun Beka, Rifat Salihaj, Rrahman Tafa dhe Sylejman Shala.

Liria do të jetojë deri sa të kujtojmë ata që u sakrifikuan në themelet e saj.
Lavdi!