Nga znj.Elmije Ajazi-Gjithëçka dhe asgjë
GJITHÇKA DHE ASGJË
Sytë shohin, shihen.
Fshehin, fshihen.
Hetojnë, hetohen.
Qeshin — dikush rritet në dritë.
Verbohen — dikush tretet në hije.
Ndizen për një fytyrë,
digjen për një emër
që nuk thuhet.
Dashurojnë.
Dashurohen.
Pastaj… harrojnë.
Në të njëjtin shikim
njëri bëhet horizont,
tjetri zhduket pa gjurmë.
Lotojnë, digjen nga malli,
heshtin — por godasin më fort se çdo fjalë.
Dhe mbesin hapur
edhe kur gjithçka mbaron,
duke ruajtur atë që dikur ishte gjithçka, e pastaj u bë asgjë.
Regensburg , më 30.mars 2026

