Nga Çlirimtari i njohur Genc Sefa -LushnjaFADIL FAZLIU – BURRË I BESËSBini tupanë, këndoni lahuta,Le të jehojnë bjeshkët e gurta,Për nji trim që s’u përkul kurrë,Që si lis në stuhi qëndroi burrë.Prej Drenice erdhi kushtrimi,Anembanë shkoj lajmërimi,Kur Atdheu lypte trimëri,Doli Fadili për liri.Nuk e trembi nata e zezë,As jeta, as shkau i pabesë,Se në zemër mbante zjarr,Për flamurin tonë kombëtar.Rrjedh nga gjaku i sakrificës,Nga oxhaku i qëndresës,Ku dëshmorët lanë amanet,Mos me u ndalë kurrë për jetë.Kur mbi Kosovë frynte stuhia,E rëndë ishte robëria,Ai qëndroi si shkëmb graniti,Si rojtar i nderit të fisit.Nëpër kohë e stuhi t’randa,Ku padrejtësia ngriti prita e banda,Nuk u përkul e nuk u shit,Si shqiponjë mbi shkamb që ndrit.Foli burrnisht e foli drejt,Siç kanë folë burrat për jetë,Pa urrejtje e pa mashtrim,Veç me nder e me qëndrim.Sot kënga ngrihet përmbi male,E jehon nga vatra në vatër,Se burrat që mbajnë besën gjallë,Nuk i mbulon kurrë as varri as balta.Prandaj bini, o çifteli,Tregoni brezit trimëri,Për Fadil Fazliun, burrë me nam,Që nderin e mbajti flamur në ballë.E sa të ketë diell kjo tokë,E sa të ketë shqipe mbi shkëmb e breg,Do të këndohet me krenari,Për burrat që jetuan për liri.—Lavdi e përjetshme Dëshmorëve 🇦🇱 Autor: Genc Sefa – Lushnja Ish ushtarak, luftëtar në UÇK, UÇPMB dhe në Lagjen e Trimave në Kumanovë Burgu i Idrizovës, 2 qershor 2026