Kryetari i nderuar z.Perparim Uka takon humanistin e respektuar Xhafer Balaj

Sot, në një takim të veçantë në qytetin e Växjö, pata nderin dhe kënaqësinë të takoj njërin ndër humanistët më të mëdhenj të trojeve shqiptare, Xhafer Balaj.
Ky takim nuk ishte thjesht një vizitë formale, por një moment reflektimi dhe frymëzimi për vlerat e solidaritetit, atdhedashurisë dhe përkushtimit të palëkundur ndaj kombit. Z. Balaj është simbol i një shqiptari të madh, i cili për vite me radhë ka qenë pranë qytetarëve në Kosovë dhe Shqipëri, duke kontribuar me ndihma konkrete dhe duke u bërë zë i fuqishëm i nevojave të tyre.
Veprimtaria e tij humanitare tejkalon kufijtë gjeografikë ajo është një dëshmi e gjallë se dashuria për atdheun nuk njeh distancë. Nga Suedia, ai vazhdon të mbajë gjallë lidhjen me vendlindjen, duke ndihmuar aty ku është më së shumti e nevojshme dhe duke u bërë shembull për brezat e rinj.
Në këtë takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet diasporës dhe institucioneve tona, me qëllim që të shërbejmë sa më mirë qytetarëve tanë.
Respekt i veçantë për figura si Xhafer Balaj, që me veprat e tyre e nderojnë kombin shqiptar kudo që ndodhen.