Restaurant Luboteni sinonim i cilësisë

Në këtë cep të qetë të natyrës, ku gjelbërimi të çlodh shpirtin, janë vendosur disa vegla të vjetra që mbajnë brenda tyre historinë e jetës së dikurshme.

Aty shihet samari i kalit, që dikur bartte ngarkesat dhe ishte krahu i djathtë i familjes. Pranë tij është makina për mbjelljen e groshës dhe kollomoqit, që kujton kohën kur çdo kokërr mbillej me mund e përkushtim.

Nuk mungon as pllugu i vjetër, me të cilin punohej ara dhe sigurohej buka e shtëpisë – simbol i djersës dhe jetës së ndershme. Ndërsa në një anë qëndron edhe djepi i vjetër, ku përkundeshin fëmijët dhe rriteshin brezat me dashuri.

Këto nuk janë vetëm sende të vjetra… janë rrënjët tona, janë historia jonë.

Ne si restaurant familjar Lubeteni, i ruajmë me krenari këto kujtime dhe i sjellim tek ju jo vetëm në pamje, por edhe në shije – me ushqime tradicionale që mbajnë të gjallë frymën e së kaluarës.

Mirë se vini te ne, aty ku tradita dhe natyra takohen