Nga e nderuara Dalinë Arifi

Takimi ynë i parë

Hapa dollapin dhe pash fustanat e mi – secili i veçantë në mënyrën e vet. Një ngjyrë bojëqielli, që më kujtoi sytë e tu, më tërhoqi, por nuk u binda ta vesh. E zeza më dukej si simbol zie, e përshtatshme vetëm për varreza. E kuqja, më e forta ndër të gjitha, ndoshta se përcjell dashurinë… Të bardhën e lash për ditën kur të bëhem nusja jote.
Sa shumë ngjyra, dhe unë nuk dija cilën të zgjidhja për takimin tonë të parë.