Opinion nga Marin Mema

Ky vend ka halle, ka probleme, ka shumë e shumë pamundësi, varfëri, padrejtësi, shtytje, ka mungesa të shumta e shtetarë të çdo krahu që duan ta rrjepin e ndukin, por prapë është vendi ynë, është historia, trashëgimia, kultura, të parët tanë. Ky vend është dhimbja, loti, pasioni, dashuria, fëmijëria, rrudhat, kujtimet, gjyshërit, shokët, malli , emocionet, gjaku ynë, janë emocionet, hapat e parë, rrugicat, pragjet, ndjesitë, janë buzëqeshjet apo mërzitjet…. Ky vend është dashuria e pafundme. Më quani idealist të sëmurë, të tepruar, të pariparueshëm, por për vendin tim do të jem gjithmonë i tillë ! Nuk do rresht kurrë duke e dhënë këtë mesazh sepse JU jeni familja ime e madhe ! Jeni zemra e vërtetë e këtij vendi ! ❤️

Nuk do mundem asnjëherë t’ju falenderoj mjaftueshëm për mbështetjen që më jepni çdo ditë. Një përqafim të madh të gjithëve shqipe kudo që jeni ! 🇦🇱❤️

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *