Konferenca e shtypit në prag ndeshje me Armenët

𝗣𝗿𝗮𝗴 𝗔𝗿𝗺𝗲𝗻𝗶𝗮/ 𝗧𝗿𝗮𝗷𝗻𝗲𝗿𝗶 𝗥𝗲𝗷𝗮 & 𝗛𝘆𝘀𝗮𝗷: 𝗡𝗱𝗲𝘀𝗵𝗷𝗲 𝗲 𝗿𝗲𝗻𝗱𝗲𝘀𝗶𝘀𝗵𝗺𝗲, 𝗱𝘂𝗵𝗲𝘁 𝘁𝗲 𝗳𝗶𝘁𝗼𝗷𝗺𝗲!

🗣 Edoardo Reja “Nëse nuk do jem trajneri i Shqipërisë unë mbetem i dashuruar me këtë vend. Para pak ditësh vizitova jugun e Shqipërisë dhe vizitova Sarandën e Gjirokastrën, që më kanë pëlqyer shumë. Flitet shumë për jugun e Shqipërisë, por nuk ka vetëm jugun, ky vend është shumë i bukur. Është shumë e sigurt që nëse unë nuk do të jem trajner i Shqipërisë, unë do të kthehem këtu, qoftë edhe për të vizituar Shqipërinë. Kam lexuar disa libra për të njohur akoma edhe më mirë Shqipërinë. At Zef Pllumin, apo edhe Ismail Kadarenë. Turqit kanë vuajtur shumë, derisa i pushtuan, pasi shqiptari ka treguar karakter shumë të fortë me turqit dhe do doja që këtë karakter të fortë ta tregonte edhe duke luajtur futboll
🗣 Elseid Hysaj “Besojmë që duhet të marrim një fitore sepse ka qenë një vit i vështirë dhe nuk kemi pasur fitore. Besoj që duhet një fitore për ta mbyllur dhe për të harruar këtë vit që kaloi sepse kemi kaluar momente të vështira e momente të mira. Por kështu e ka futbolli dhe të gjithë çunat e duan një fitore kundër Armenisë”.