I nderuari Dibran Fyelli nderohet

Njoftim

DIBRAN FYLLI Prishtinë (Kosovë)

Sekretaria e Çmimit Ndërkombëtar “Centro Giovani e Poesia-Triuggio” komunikon se ju është dhënë çmimi i 4-t me Përmendjen e Nderuar (Menzione D’onore) në seksionin D.
Ceremonia e dhënies së çmimeve do të mbahet të dielën, më 16 qershor 2024 duke filluar nga ora 14:30 në Sallën e Këshillit të Komunës së Triuggio në Via V. Veneto 15.
Ju kujtojmë se, sipas rregullave të Njoftimit të Konkursit, çmimet duhet të tërhiqen personalisht ose me prokurë me shkrim. Për arsye organizative, kërkohet konfirmimi i marrjes së komunikimit dhe të pjesëmarrjes në ceremoni.
Po ju bashkëngjisë komunikimin e Çmimit të dhënë.
Poezia e vlerësuar është: IL TUO RITRATTO

Triuggio, Mars 2024 – Presidenti, Alessandro Villa

Poezia fituese

PORTRETI YT

Emri yt me pak shkronja
është gdhendur në vargjet e mia
jeton thellë në shpirtin tim
flas e shkruaj për imazhin tënd

Mbeti në sirtarin tim të jetës
në magjen e bibliotekës sime
aty ku zë vend fjala e shkruar
je gjithmonë personazh i papërfunduar.

Aty ku është dashuria,
aty ku jeton magjia
aty në mua je ti
atu si margaritar që shndrit
në vend të shenjtë,
të ndryj si relikt i çmuar…