Nga e nderuara Luljeta Leka

Ripost

Ajo…!
Është shumë!
E, megjithatë, diku teproi e diku
s’mjaftoi…
Kohë të uritura me barkun plot,
që kafshojnë ditën e ripërtypin
natën … instiktivisht nëpër vakume shpirti..
…………………..
Ndoshta është një pranverë, kokëfortë
që s’e tradhëton kurrë dimrin… e saj.
Çel ashtu hijshëm nën dëborën e tij tek shpërndan një fllad aromëmirë.
Ajo!
Dhe stina e saj!

L. Leka