Intervistë me Bejkush Birçen

OPINION – Ish trajneri kuq kuq Bejkush Birce: “Politika e 28 viteve të fundin “vrau” të ardhmen. Përveç Skënderbeut që gjatë dekadës së fundit krijoi infrastrukturë, të gjitha klubet e tjera janë në pikë të hallit”

Ne nje interviste për “Albanian Free Press” bere nga gazetari Alket Aliu, ish-trajneri i shquar ndër vite i Partizanit dhe i Kombëtares, Bejkush Birçe ka bere nje skaner te futbollit tone te klubeve dhe gjendejs se rende ne infrastrukturen e futbollit te klubeve pas vitit 1990-te.

Gjendja e mjerueshme e klubeve shqiptare

Thuajse e tërë jeta e Bejkush Birçes është e lidhur me atë të trajnerit të disa prej klubeve më të mëdha shqiptare ndër vite, si te Partizani, Dinamo, Flamurtari, apo Teuta, por edhe trajner i Kombëtares shqiptare. Pas ndryshimit të sistemeve, Birçe sot thotë se klubet shqiptare janë në gjendje të mjerueshme. “Përveç Skënderbeut që gjatë dekadës së fundit krijoi infrastrukturë dhe ngriti një akademi për lojtarë të talentuar, dhe jo më kot pati sukses, të gjitha klubet e tjera janë në pikë të hallit. Pa perspektivë, pa asnjë vizion, pa infrastrukturë, pa të ardhme. Partizani që sot kryeson kampionat, është në krye, sepse Skënderbeu është dënuar nga UEFA. Në të kundërt, Skënderbeu do të ishte i pakonkurrueshëm. Por nëse klubet tona nuk ndjekin një model zhvillimi, ta paktën siç bëri Skënderbeu në 10 vitet e fundit, sukseset e tyre do të rezultojnë një flluskë sapuni.”

Politika e 28 viteve të fundin “vrau” të ardhmen

Tirana me 250 mijë banorë para viteve ’90 kishte 24 fusha futbolli, sa e sa palestra dhe ambiente ku mund të përgatiteshin të rinjtë. Sot me 1 milion banorë, thuajse nuk ka asnjë, – nënvizon Bejkush Birçe. Sipas tij, “Politika e 30 viteve të fundit e shkatërroi sportin dhe të ardhmen. Fushat ekzistuese u zëvendësuan me pallate e beton. Nuk janë të denja as ato ambiente të vogla që reklamohen, se do të ngrenë sportin tonë nga katastrofa ku ndodhemi. Sot ne nuk kemi infrastrukturë sportive për të ardhmen e fëmijëve tanë. Edhe Polonia vend komunist ishte, por mësova se në kryeqytetin polak jo vetëm nuk u prekën ambientet sportive, por shteti përcaktoi një zonë ku lejoheshin ndërtime për të ndërtuar terrene të tjera, në momentin kur të kishte edhe para. Pak vite më parë Polonia organizoi finalet e Europianit. Ka edhe klube të zhvilluara, ekipin i saj kombëtar e kishte në botëror, dhe sportet e tjera i ka të zhvilluara. Më e rëndësishmja ka terrene sportive ku fëmijët e saj mund të argëtohen dhe të nisin denjësisht karrierën e tyre sportive, për të nderuar vendin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *