Arben Krasniqi kujton kolosin bashkëluftëtarin Bahri Fazliun

Të jeshë shok i heroit Bahri Fazliut

I dashur Bahri,
Edhe në këtë përvjetorë të rënies Tënde të lavdishme, ndjehem krenar që Ti je shoku im. Njëkohësisht mbetet e hapur pyetja, se a do të mund të jem edhe unë shoku yt.
Të jesh shok i Bahri Fazliut, ky është një titull nderi. Por, edhe ndjehem ngushtë, se unë nuk ia kam arritur ende që t’ia kthej nderin. Anipse, jetës, që e kemi përpara, s’i dihet. Dhe, këtë nuk e them për vetëngushëllim.
Gjëja që e ngrohte më tepër dhe që e bënte të ndjehej mirë Bahri Fazliun, ishte prania e shokëve të tij. Por do të jetë akoma më keq në qoftë se ne shokët e tij i shkojmë afër vetëm sa për të lexuar nga një referat dhe, pastaj, ikim.
Duke i plotësuar kushtet për të hyrë në radhët e heronjve, Bahriu mbetet një luftëtar dhe Rilindas i Ri në altarin e Kombit, që jep shembullin, por edhe që tregon rrugën si të ndiqet shembulli i Tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *