Selca :Mujë Berisha emër lavdimadh i luftërave Çlirimtare

NËNTË VITE PA ÇLIRIMTARIN MUJË BERISHA

Sot u bën 9 vite që tragjikisht ndërroj jetë në Tropojë nipi im nga Kpuzi i Klines ish luftëtari i UÇK -UÇPMB-UÇK dhe ish epror i TMK.

Ma shumë e deshe atdheun se çdo gjë për ty primare ishte liria e Kosoves dhe viseve të robëruara nën ish Jugosllavinë fashizoide prandaj braktise dhe Zvicren e komoditetin duke qenë nga të parët në UÇK .

Kontributi i Mujes familjes Berisha fshatit Kpuz është epokal në luftën tonë çlirimtare .

Eprori strategu Mujë Berisha ishte urë lidhese mes njerzish ishte faktor uniteti ishte njeri që bashkonte pushkët kundër falangave serbe .

Mujë Berisha në rininë e tij ishte boksier i njohur dhe adhurues i sporteve ekstreme motorave garave rally etj

Na mungon ne si familjar i mungon kombit shqiptar një personalitet brilant si Mujë Berisha i cili terë jetën jetoj vertikalisht për Shqipërinë .

Erald Selca

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *