Urime Kampion !

???? Më 29 qershor të vitit 2000 zhvillohej gjysmëfinalja e paharrueshme e Kampionatit Evropian, Itali – Holandë. Takimi mbyllej 0:0, ku holandezët kishin humbur dy penallti e kishin goditur dy shtylla. Sfida shkonte në penallti!

?? “Vëmendje, tani do të shënojë me Panenka”, iu tha Francesco Totti tejet i relaksuar shokëve të Kombëtares, në ato momente ankthi.

?? De Biagio: “Çfarë po thua? Unë kam shumë frikë!”.

?? Paolo Maldini: “A je i çmendur? Jemi në gjysmëfinale të Evropianit!”.

?⚽️ Totti merr topin, bashkëlojtarët e tij kanë frikë më shumë se holandezët! 2-metroshi Van Der Saar në njërën anë, topi në anën tjetër. Gol! Çfarë çlirimi! Italia më pas siguronte finalen ndaj Francës.

??? Dje legjenda e AS Romas, Francesco Totti, mbushi 43 vjet. Nuk e duan vetëm romanistët, për të gjithë ata që e duan futbollin. Urime IKONË!

✍️ Gazeta OLLE

Leave a Reply