Mehmet Reçica emër i paharruar

Në përkujtim
Mehmet Reçica, I lindur më 20.08.1953 në fshatin Vranidoll,komuna e Prishtinës. E kishte përfunduar shkollën normale,Shkollën e lartë Pedagogjike,grup klasor-apsolventi fakultetit filozofik grupi Filozofi-Sociologji. Shërbimin ushtarak dhe shkollën për oficer rezervë e kreu në armatën ish-Jugosllave në Prizren. Kishte mbi 20 vite përvojë pune në arsim. U merrte edhe me aktivitete shoqerore-politike dhe posedonte aftësi të shkelqyeshme në organizime për punë dhe aktivitete.
Në vitet 1979-1981 ishte kryetar i pleqërisë në shkollën fillore “Nexhmi Mustafa” në Besi.Në vitin 1981, Mehmeti fillon të marrë pjesë aktive në organizimin e Demonstratave të 81-shit në Prishtinë. Nga kjo kohë veprimtaria e tij deri në vitin 1983 kryesisht është në organizimin e tubimeve protestuese kundër okupimit Serb .Gjatë kohës së krijimit të partive politike në Kosovë, Mehmeti merr pjesë në themelimin e Partisë Shqiptare Demokristiane PSHDK Prishtine ishte aktivist dhe Nën Kryetar i shoqatës bemirse Nena Terez
Po ashtu ishte pjesëmarrës aktiv në tubimet e pajtimeve të gjaqeve. Ai ndihmoi këto tubime duke shoqruar grupet e pajtimeve neper familjet shqiptare Prej vitit 1983 deri ne vitin 1988 ka qenë i deleguar nga Ministria e Arsimit si arsimtar i mësimit plotësues në gjuhën shqipe për fëmijet e punëtorve shqiptar në R.F. të Gjermanisë.Gjatë kësaj kohe i ka hapur shkollat shqipe në 14 qytete të Gjermanisë dhe ka pasur barrën kryesore,organizimin në shkolla poashtu edhe në klube të punëtorve. Pas kthimit në atdhe në vitin 1988 ishte i emëruar si përgjegjës i shkollës në Vranidoll ku me punën e tij arriti ta ndryshoj pamjen e oborrit të shkollës duke e zbukuruar me lule dhe gjelbrim.Organizoi lyerjen e shkollës,ndërrimin e bankave dhe karrikave, poashtu me kontributin e fshatarve e organizoi sjelljen e ujit te pijshëm në shkollë prej bjeshkëve nga nje largësi prej 1500m. Prej vitit 1990 ishte gjithmonë në ballë të aktiviteteve për ecjen perpara të lëvizjes tonë kombëtare. Prej vitit 1998 ishte iniciator për ndarjen e shkollës se Vranidollit nga Besia, vetë e emëroi me emrin e nobelistës shqiptare “Nëna Terezë” dhe u emërua drejtor i asaj shkolle. Detyrën e kreu me nder dhe pergjegjësi, gjitmonë në ballë të punës dhe sakrificave për interes kombëtar. Në kohën kur filloi koordinimi i aktiviteteve politike dhe ushtarake për mbrojtjen e popullatës civile Mehmeti në atë kohë u tregua aktiv ne pranimin e detyrës më të rëndë dhe me më përgjëgjsi duke marrë mbi supet e veta detyrën për mbrojtjen e Fshatit kundërë artileriës ushtarake Serbe.
Gjatë luftës në Kosovë u vra më 25.02.1999. Kufoma u gjet te Liqeni i Batllavës, u varros më 28.02.1999 ,me nderime te larta në varrezat e fshatit Vranidoll.

Leave a Reply