E mirënjohura Eva Tafa na sjellë tregime interesante

Tiranë: 31.03 2020
N’shpi🐞🐞
Të vijmë te fjala e bukur, me dasht pa kushte!
I dashur e gjithë kjo gjëndje do të vijë një ditë që do të shkojë në djall, mund të jetë sot, nesër, apo pasnesër nuk ka rëndësi, por do të shkojë dhe ne do të jemi me kokën lart e duke qeshur përsëri.
Edhe ti e di!
Triumfi dhe dhimbja nuk zgjasin përgjithmonë. Ndaj të themi stop, të shohim çfarê na rrethon, të mendojmëi për pak sesi një moment ndalon çdo gjë. As miza në qytet nuk pipëtin, dashuritë mbetën të ndara, kufiri uli traun, aeroportet u mbyllën, njetëzia përpiqet të mbijetojë…
Pra duhet të kuptojmë se sado kalkulime të përdorim në jetën tonë, askush nuk do të mundet të na shpëtojë nga brengat, as indi limbafatik nuk do të mundet. Në këto kushte kemi mundêsinê të jemi më shumë romantikë dhe nostalgjikë.
Atëherë e kaluara jote peshon vetëm në zemrën tënde, ndërsa e tashmja jote sot jam unë, para meje ka qenë një tjetër, mbase paralel mund të jetë edhe dikush tjetër.
Pra sot ne jemi bashkë.
Ironi fati.
Ne jemi aty me ty të heshtura si bebëzja e syrit me foto të fshehura, falë heshtjes në letra, fletore e blloqe me iniciale, jemi si balsami i heshtjes. Fshehja, heshtja dhe fjala janë të tejdukshme si pjesa mahnitëse e qenies njerëzore.
Në ditarin e jetës, në ato qoshet e udhëve të tua, ne jemi, me të qeshurat, gëzimet, hidhërimet, dhimbjet dhe tradhëtitë, jemi si lot i rënë, si dashuri e shkuar dhe ti duhet të kuptosh se nuk mund të mbash askënd për dekor.
I dashur e gjithë kjo gjëndje do të vijë një ditë që do të shkojë në djall, mund të jetë sot, nesër, apo pasnesër nuk ka rëndësi, por do të shkojë dhe ne do te jemi me kokën lart e duke qeshur përsëri. Edhe ti e di!
Miqtë, mikeshat, dashamirêt apo ndjekësit nuk janë marinarë, që shkojnë pas dallgës, por edhe nëse janë, nuk do ti kesh përgjithmonë.
I pari mik do të tradhtojë, pastaj një mik tjetër do të kërkojë aventurat e rinsë, pastaj një grua e përdalë të përdori për tu bërë lidere e famshme, mirë bëri se rregulloi biografinë e saj, pastaj një tjetër femër ra në dashuri, pësoi gjëndje shoku prej teje dhe pastaj emigroi.Edhe mua më tradhëtoi një shoqe, një mik, apo edhe i dashur, por janë apo nuk janë me mua, nuk ka rendesi. Më kanë lenduar, më kanë ngulur thikën pas shpine, më kanë tradhtuar…Eh një tjetër histori, një tjetër, një tjetër… në fund të sitës mbesin miqtë e vertetë. Edhe ti e di!
I dashur miqtë e tu janë ato me të cilët ndajnë bashkë edhe ëndrrat, sepse ka më shumë gjêra të bukura në jetë sesa numrat. Për mua janë ato shoqe që nuk janë luledielli, apo mikesha që më ftojnë për të ndarë bashkë kohën e lumtur dhe më ndjekin plot miresi.
I dashur e gjithë kjo gjëndje do të vijë një ditë që do të shkojë në djall, mund të jetë sot, nesër, apo pasnesër nuk ka rëndësi, por do të shkojë dhe ne do te jemi me kokën lart e duke qeshur përsëri. Edhe ti e di!
I dashur ndoshta jam në telefonin tënd si gabim dhe ty pëlqen të bësh gabime, por mos ma fut shpirtin në mëkate. Këto ditë izolimi ftoje veten një ditë në ballkon, pini kafe dhe bisedoni bashkë. Mos e ler triumfin tënd të godasë, sepse po harron vërtetësinë e jetës.Ti sot buzëqesh shumë, por merri brengat e mia dhe nëse mund të qeshësh bashkë me to! A do te mundesh? E pra a është pasqyra më e bukur për të mposhtur kapadainë?!
Kuptoje mirë veten në këto rrethana, kuptomë dhe pozicionin tim. Prano dhe kupto ata njerëz që të ndjekin edhe natën, nuk luajnë kurrë me ty hapa dollapa në varësi të triumfit, por janë pranë teje në çdo situatë.
Mos prit të mbarojë kjo, por merr guximin dhe dërgo nga nje letër, dy ose tre të gjithë atyre që kan treguar se të duan në çdo rrethanë, për të mos i lënë të trembur nga mendjemadhesia yte, duke lartësuar hendekun në mes sepse nesër do të bëhet vonë, se nuk ka njëri të pazëvendësueshëm.
Tani jashtë ka diell, mund të bie edhe shi nesër, ndaj sonte mendo më shumë, për çdo gjë, reflekto për dashurinë tënde, mbase jam unë, mbase dikush tjetër… nuk ka rendesi, e vetmja gjë që mund të bejmë është te lutemi, të pastrohemi dhe të ndërgjegjësohemi. Ndaj qëndro gjithmonë fjalëbukur dhe shpirtbukur, ashtu si të njoh unë, ashtu si të dua, ashtu si dëshirojmë gjithmonë atë që duam!
Sa më pëlqen kur më thua gojëmbël, e ashtu, dua të fuqizohem edhe më shumë, plot dashuri e mirësi për të ardhmen time.
Të vijmë te fjala e bukur, me dasht pa kushte!
Dhe mos të përfytyrojmë veten si tek varka e Noes, por të jemi të mbijetuar me më shumë emocione të bukura për tē jetuar ndaj zotërimit të jetês sonë dhe ndaj mirësisë.
Etleva eva Tafa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *