Msc.Politikologu Nexhdet Gashi i reagon antikombëtarit Shkelzën Gashi

Një “shqiptar” (Shkelzen Gashi) i cili është këshilltar i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, e merr guximin dhe akuzon luftën e lavdishme të USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS duke pretendu se UÇK-ja ka kryer krime.

Dick Martin e quan MIK të Kosovës sepse thotë se në bazë të raportit të tij e kemi Gjykatën Speciale, e cila do të i dënoj kryersit e krimeve.

Nuk e di ku janë Albin Kurti si kryetar i partisë, Rexhep Selimi dhe shumë zyrtarë tjerë të VV-së që ishin ushtar të UÇK-së të cilet nuk po “guxojnë” me reagu dhe me kërku shkarkimin e tij, si ndihen këta që sot Albini këshillohet nga ky përson, ky njeri që vetëm shqiptar s’mund të jetë.

A e mendon Albini dhe VV-ja se si ndihen sot Ushtarët e UÇK-së, Familjet e Dëshmorve, Familjet e Martirëve që ju vranë e masakruan të afermit para syve dhe Invalidët që i lanë gjymtyrët për këtë vend, a ndihen të vrarë edhe njëherë?!

Kur para sa ditësh disa i fyen INVALIDËT dhe të DHUNUARAT e LUFTËS, dolen VV-ja e thanë janë profile fallco, janë të partive tjera e jo të VV-së, po për këtë çfarë do të thuani, sepse ky doli në TV dhe foli, e njollosi sa mujti.

Paramendojeni si do reagonte shteti serb, nëse kryeministrja e Serbisë Bernabiq do e kishte një këshilltar i cili do të deklarohej lirshem në media se Serbia ka kryer krime në Kosovë? Jo që do të shkarkohej por edhe do të dënohej si antikombëtar.

Siq e shini në foto, sot mediat e serbisë paskan shkruar për këtë servil serb, paskan bombardu me tituj nga me të ndryshmit.

Për këtë pak është shkarkimi, këtë duhet me e ftu prokuroria me i ofru faktet dhe nëse nuk ka e shum e sigurtë që s’ka duhet të dënohet me minimum 10 vite burg, që krejt përsonave si ky para se me ju shku mendja me e përmend UÇK-në me e la goje me sapun.

Krejt ata që komentojnë me e mbrojtë këtë pis do të bllokohen.

TURP

Leave a Reply