Poezi nga Nurie Zeka

Poezia e pare dhe e fundit nga, Nurie Zekaj

(Dëshmore e Kombit)

Mos Më Vajtoni

Pas vdekjes amanet ua le
Mos me hidhni lule mbi varr,
Mos ma rendoni dheun me lot
Se mjaft lotova ne kete bote.

Mos ma rendoni dheun mbi koke
Se mjaft e pata te tera ne kete bote,
Amanet mos me vajtoni
Emrin mos ma perkujtoni.

Hija ime do t’ju ndjeke
Ashtu sic me dogji vuajtja ne jete,
Mos mu afroni me leni
O se paku ne dhe te qete.

S’dua te degjoj asnje kenge
N’qoft ajo e bilbilit te jete,
Se cdo ze qe degjoj
Me ngjane zerit te qyqes.

Mbi varr mos mbi bare
Se as gjelbrimin se dua me,
As ti mos me sjell karanfila
Te kuqe o per mua.

Haroni se kam jetuar
Ne kete bote te egersuar
Ofshamen tende mos ta ndegjoj
Por te lutem me haro.

Gjithe armiqet pas vdekjes sime
Miq le te behen.

E te hedhin valle
Por jo reth meje,
Se I kam meny
Se dua t’jem n’qetesi.

eren e dheut t’mykur ta ruaj
se me takon vetem mua,

Nena le te haron se ishe nene
E nje vajze t’vetme qe m’lindi,
Baba mos m’bahet babe
Mos ti zbardh floket per mua.

O ju o shoke dhe o ju miq
Amanet me haroni te gjithe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *