Florent Selca i dedikon një poezi Heroit Kombëtar Fetah Selca

FETAH TRIMI

Nënë moj, pse po qanë,
Djali në mërgim po shkon.
Nënë moj, gëzoju djalit,
Mos ju nënshtro mallit,
Ai së shpejti do të vijë,
Bashkë me të shtrenjtën liri.

Por ja që djali s’priti,
Për liri ai pushkë qiti,
Erdhi deri në mëmëdhe,
U takua me nënë e vëlla,
Sa u çmall për disa orë,
Mori rrugën për Kosovë.

Në Baran kur arriti,
Nuk po i gjente qetësi shpirti,
Don me shka m’u taku,
Jo për qef por me luftu,
Se s’duroj më, kush mëm poshtnu,
Mbi tokë temen, me sundu.

Në beteja hiç pa frikë,
Me pushkë në dorë,
E zemër çelik,
Fetah trimi, në istikam,
Seç e kapë një predhë e ranë.

Rëndë trimi na u plagu,
Ilaqë nuk pat me ju afru,
Me ushtarë e nisën drejt kufinit,
Që t’i shërohen plagët trimit.

Rrugë e larg kish qëllu,
Shumë gjak humbi tuj udhëtu,
Aty pak afër kufinit,
Pushoi së rrahuri zemra trimit.

Sa herë të shohë në lapidar,
Trupi më dridhet e seç ndjejë mallë, por të shohë me admirim,
Vepra jote është shpëtim,
Sa të ketë jetë në këtë dhe,
Vepra jote do jetë atje.

Florent Selca

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *