Poezi nga e mirënjohura znj.Rabije Bytyqi

Erdha në kohën tënde
-Ymer Prizreni!

Unë jam kujtesë
-e ballë dallgëve kthehem prapa
Rruga jonë
nuk është pikëllim
as në brigjet e natës
Ymer Prizreni!

Ma thuaj
Si ta kaloj Sharrin
Kur flaka del
N’Lindje e n’Peredim
-Ymer Prizreni!

Kështu ngritesh peizazh atdheu
Shëndrohesh në urë qielli e deti
Je libër i moçëm
Je muze i fateve tona kur shkeleshin
-Ymer Prizreni

Kthimi në histori
Nuk është lëmoshë
-as përkëdhelje
Nuk është as lodër
Është hapje qielli
-Ymer Prizreni!

Nga sot
E në kohën tënde
Lartësia jote
nuk matet as me hije
As me fishekë n’gjerdan
Fryma jote diell
Diell lirie
Diell përjetësie

Historia zbret

  • nga balli Yt
    Lisat lartësojnë krenarinë tonë
    -Ymer Prizreni!

Një zë nëne
-është kujtim
-është dhimbje
Erdha në kohën tënde
-Ymer Prizreni!

Rabije Bytyqi PRIZREN
Shtator 2020.????

Leave a Reply