Opinion nga profesoreshë Hanife Salihu

Çlirimtari, bëhet „terrorist“ e „terroristi“, bëhet „demokrat“!

Një terrorist, siç është Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq përkëledhet nga bota demokratike.
Ky njeri, në Asamblen Kombëtare Serbe, më 20 korrik të vitit 1995 pat deklaruar, nëse ju vrisni një serb, ne do ti vrasim 100 mysliman.
Ky deklarim, i këtij terroristi, ka ndodhur pas masakrës së Srebenicës që bëri ushtria serbe në popullatën civile të Bosnje e Hercogovinës. Një gjenocid të përmasave të mëdha.
Kurse gjatë fillimit të luftës në Kosovë, në mars të vitit 1998-të, krimineli Vuçi u emërua Ministër i Informacionit, e ky kriminel, konsiderohet mbështetës e përkrahës i kryekriminelit Sllobodan Milloshoviqit që bënë gjenocid në Kosovë dhe e luftuoi po këtë botë demokratike.
Ky kriminel, gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1999 pat deklaruar, për Bill Clintonin, e Tony Blair se nuk kanë lindur nga ndonjë nënë dhe duke i kërcnuar me jetë dhe njëkohësisht duke i paraqitur më kriminel se Hitleri.
Ky është terorristi Aleksander Vuqiç që ju kanë hapur dyertë gjithë andej botës, e pritet me nderimet më të larta e duke e konsideruar si njëri demokrat.
Bota demokratike, nuk do duhej pranuar në asnjë takim ndërkombëtar këtë kriminel edhe pse është zgjedhur nga populli i tij Kryeministër e President. Tri arsye të fuqishme për mos e pranuar në takime ndërkombëtare:

  1. Deklarata e tij, nëse ju vrisni njē serb, ne vrasim 100 mysliman.
  2. Gjatë luftës në Kosovë ishte Ministër dhe dora e djathë e Sllobodan Milloshoviqit
  3. Dhe nga pozita shtetëtore kërcnoj ClIntonin dhe Blair.
    Edhe Sllobodan Milloshoviqin e patën zgjedhur populli i vet President, njëjtë si ketë kriminelin Vuçiq që fare nuk dallon prej Sllobodan Milloshoviçit.
    E derisa, bota demokratike ndihet e turpëruar që nuk ka vepruar në kohë për ta ndal gjenocidin që ka ndodhur në mes të Evropës, s’paku nuk do duhej pranuar një Kryeministër e President të tillë në takime.
    E në anën tjetër, kemi çlirimtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që kanë luftuar në vendin e vet, që kanë luftuar për ta çliruar popullin e vet nga një okupator i egër siç ishte Serbia. Që njëzet vite nuk pushojn duke ngritur padi e akuza të gënjeshtëra për çlirimtarët e Kosovës.
    Këta çlirimtar, që ishin të korrdinuar me botën demokratike dhe i përkrahi kjo botë demokratike me forcat e armatosura ( NATO) për ta ndal gjenocidin që po ndodhte në Kosovë e okupuar.
    Nga kjo del, që vërtetë më mirë të jesh kriminel se përkëledhesh dhe vlersohesh demokrat, e të jesh çlirimtar dhe të përkrahesh nga kjo botë demokratike bëhesh terrorist!!!
    E, edhe pse, Serbia nuk kanë asnjë fakt për ato „ krime“ të trilluara, përveçse disa supozimeve të gënjeshtërta.
    Ne, shqiptaret e Kosovës, kemi me emër e mbiemër njerëzit që kanë pësuar nga gjenocidi e vrasjet e shumta, mandej edhe bota demoktratike i ka filmiemt e saj për gjenocidin e ndodhur ndaj shqiptarëve të Kosovës, ngase gjatë kohës së luftës mediat më prestixhioze ndërkombëtare i kanë plasuar në mediat e tyre ato krime.
    E ne shqiptarët e Kosovës, i kemi të dokumentuara të gjitha veprimet e tyre çnjerëzore.
    Kemi 1333 fëmijë të vrar e të masakruar
    Kemi 1600 të pagjetur
    Kemi 20 mijë gra, vajza, e vajza të vogëla të dhunuara
    Kemi mbi 13 mijë të vrar
    Kemi një milion të dobuar jashtë Kosovës dhe gjysmë milioni të zhvendosur nëpër malet e Kosovës
    Prandaj, botë demokratike, rikthehu te faktet e gjykoni drejtë se jeni dëshmitar të këtyre krimeve, mos të lejohet të shkaktohen dhimbje më të mëdha. Fryma demokratike duhet të triumfoj nga bota demokratike, krimineli mos të bëhet „paqedashës“ e çlirimtari „ kriminel“, se çlirimtari mbetët çlirimtar!

H. Salihu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *