Faleminderit Majlinda

Faleminderit nderi i kombit dhe sportit shqiptar në botë Majlinda Këlmendi ???

Qyteti jonë Peja me rrethinë, ka qenë dhe mbetet një nga vatrat më të mëdha sportive në nivel kombëtar dhe ka jep e po jep yje botërore të xhudos në krye me mjeshtrin e madh Driton Kuken i cili nga paslufta kur ne ishim shkrumb e hi e me zemra të lënduara nga lufta me okupatorin serb ai punoi punoi me vullnet me çika e djem shembullor me profesionalizem dhe larg zhurmës së çarshisë .

Majlinden e mbaj mend si fëmijë po edhe Disin Noren Akilin Shpatin etj se si punonin natë e ditë për ta arritur olimpin majat e sportit botëror

Majlinda ti ke fituar një thes medale me talent djersë punë , të gjithë fëmijët duan të bëhen si ti si Distria Krasniqi , Nora Gjakova Akili etj

Majlinda ti je sportisja e shekujve më e madhja sportiste shqiptare në histori , Majlinda e di që ke qef dhe ti uroi Disi Nora e të tjerë xhudist sportist shqiptar të motivohen nga ti e të tejkalojnë ty me medalje e rezultate .

Mbaje koken lart Majlinda ti je nderi i kombit tonë , ambasadorja jonë me remome botërore

Erald Selca

Leave a Reply