Atdhetari i madh prifti Dom Këlmendi meriton nderim mbarëkombëtar, shtete shqiptare a nuk keni turp ?!

Së pari Dom Këlmendit famullitarit tonë i uroi shërim këtij atdhetari të paepur kolosi kombëtar , prift me dekada të famullia jonë në Gllogjan në Lug të Baranit një personalitet botëror po pak i vlerësuar nga politika e shoqatat e panumërta të ne !

Dhe me parë kam shkruar për teologun atdhetarin sypatrembur që kishen e Gllogjanit në vitet 90 ta me motrat tona të nderit e bëri bazë të humanitetit , bazë UÇK së lavdimadhe aty shëroheshin të plagosurit tanë dhe Dom Këlmendi ishte kudo në pajtime gjaqesh në aksione SHHB Nëna Tereza , në mbeshtetje financiare logjistike luftes me banoret e vëllezerit motrat tona Gllogjanit Nepoles etj

Asnjëherë nuk u gjunjëzua para armikut serb ai strehonte mijëra veta ushqente në ambientet e kishes sonë nga Mitrovica Drenica Lugu i Baranit Dushkaja etj

Modest i shkolluar unifikues shqiptar i madh , kisha fatin dhe nderin ta njoh nga afër si luftëtar i UÇK -së dhe veprimtar i kombit andaj sot ndihem i turpëruar që dy shtete tona mijëra shoqata një mirënjohje nuk ja kanë ndarë atij që nderoi flamurin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut

Te ne nderohen antivlerat e jo vlerat !

Duhet të skuqemi

Erald Selca

Leave a Reply