Biografia e Bajram Këlmendit

Bajram Kelmendi lindi ne Stankaj te Rugove me 1937. Shkollimin fillor e kreu ne vendlindje, te mesmin ne Peje per te studiuar me pas ne Prishtine per avokat, ku edhe diplomoi. Ne moshen 18 vjecare u arrestua dhe denua me 18 muaj burg per kritikimin e debimit te dhunshem te shqiptareve ne Turqi.Bajram Kelmendi ishte avokati i pare shqiptar ne Kosove. Bajram Kelmendi ishte njeri nder themeluesit e keshillit per te drejtat dhe lirive te njeriut(KMLDNJ) ne Prishtine ku nje kohe ishte edhe kryetar i ketij keshilli. Permes ketij keshilli z. Kelmendi me 3 Maj te vitit 1998 dergoi akuza ne tribunalin e Hages kunder Slobodan Miloshevicit per krimiet e kryera ne Kosove deri atehere. Bajram Kelmendi ishte ai i cili e alarmoi botën demokratike për mizoritë dhe krimet që u bënë në atë kohë ndaj popullit shqiptar, ai ishte i gatshëm të ballafaqohej me Millosheviqin në Hagë, për ate edhe u likuidua nga regjimi i Millosheviqit, i cili megjithatë nuk mundi ta vras veprën e tij. Bajrami Kelmendi i mbrojti trimërisht të gjithë shqiptarët, duke filluar nga akademikët, intelektualët e lartë, gazetarët, politikanët, minatorët, trimat e luftës e shumë të tjerë, në proceset gjyqësore para gjykatave etnikisht të pastra të themeluara në Kosovë. Ne fillim te Borbandimeve te NATO-se me 24 mars 1999 forcat paramilitare serbe u futen me dhune ne shtepine e tij ne Prishtine dhe arrestuan ate me dy bijt e tij Kastriotin dhe Kushtrimin te cilet ne diten tjeter u gjeten te ekzekutuar.